Connect with us

Lajme

Komisioni i Financave i dha dritë jeshile debatit rreth falimentimit të Bankës “Eurostandard”

Publikuar

Në Kuvend do të mbahet debat mbikëqyrës në të cilën do të diskutohet rreth falimentimit të Bankës “Eurostandard”. Deputetët e opozitës propozuan mbajtjen e një debati të tillë me qëllim të zbardhjes së rastit, kurse propozimi u mbështet njëzëri. “Nga debati mbikëqyrës presim të dalin konkluzione të dobishme, të cilat do të jenë në interes të qytetarëve, të sektorit bankar si dhe të pengohen këso lloj ndodhish në të ardhmen.”,- theksoi Zorançe Jovançev nga VMRO-DPMNE.

“Në funksion të pastrimit të rastit, shpresoj që të kontribuojmë në drejtim të konkluzionit të rastit dhe shpresoj që në bazë të atij konkludimi të veprojnë organet kompetente në interes të qytetarëve dhe kompanive.”,- tha Panço Minov nga GROM.

“Ne e dimë që falimentimi i bankës, faktikisht u shpall menjëherë pas zgjedhjeve. Është një moment që na detyron të rezonojmë pak më thellë dhe është një moment që na detyron të nxisim debat në këtë komision, por natyrisht edhe në seancën plenare për arsyet reale, arsyet e vërteta të falimentimit të kësaj banke.”,- u shpreh Elmi Aziri nga ASh-AA.

“Mendoj që ky debat mund të na shpie në rrugë të drejtë në drejtim të ndryshimeve të ardhshme ligjore, jo vetëm të leg-specialis për dëmshpërblim por edhe në ndryshim të ligjit për bankat dhe ndryshim të ligjit për fonde dhe prandaj apeloj që të mbahet sa është e mundur më shpejtë.”,- deklaroi Dimitar Apasiev nga “E Majta”.

Falimentimin e Bankës “Eurostandard” e njoftoi Banka Popullore më 12 gusht të këtij viti. Deri më 31 korrik të këtij vitit, raportohet se shuma e përgjithshme e depozitave të individëve që kursenin në “Eurostandard Bank” arrin deri në 4.4 miliardë denarë ose 71.5 milion euro.

.

Shqipëri17 minutes ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme1 hour ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme1 hour ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni3 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota3 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme3 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni3 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni3 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota3 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

Maqedoni3 hours ago

MPB: Mbi 130 mijë shkelje të regjistruara, shoferët me targa të huaja së shpejti do të marrin gjobat

Maqedoni4 hours ago

Rritet çmimi naftës

Maqedoni4 hours ago

Bujar Osmani: Autostrada Shkup–Bllacë nuk e ndryshoi trasenë, qytetarët meritojnë përgjigje për dy vitet e humbura

NA NDIQ NË FACEBOOK