Kosovë
Komisioni Evropian siguron doza shtesë të Remdesivirit

Komisioni Evropian njoftoi sot se ka siguruar furnizime shtesë të ilaçit antiviral Remdesivir, i miratuar për të trajtuar COVID-19, për deri në 500 mijë pacientë.
“Dozat do të blihen përmes një kontrate të përbashkët për 27 vendet e BE-së, plus Norvegjinë, Islandën, Britaninë e Madhe, së bashku me gjashtë vende të tjera që janë kandidate ose kandidate të mundshme për pranimin në Bllok”, tha KE, raporton ATSh.
Vendet tani mund të bëjnë porositë e tyre për të marrë ilaçin.
Remdesivir është ilaçi i parë që ka marrë miratimin e BE-së për të trajtuar raste të rënda të COVID-19, sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri.




















