Connect with us

Sport

Kombëtarja u rikthehet stërvitjeve për ndeshjen me Slloveninë

Publikuar

Në seancën e mbajtur në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas morën pjesë vetëm futbollistët që nuk u paraqitën në duelin e mbrëmshëm kundër Maqedonisë së Veriut dhe ata që kishin më pak minuta në këtë takim.

Ndërkohë, ekipit iu bashkua edhe portieri Samir Ujkani, i cili do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës kundër Sllovenisë dhe Greqisë.

Tashmë futbollistët dardanë kanë lënë pas shpine zhgënjimin e madh të përjetuar mbrëmjen e kaluar, duke u përqendruar plotësisht në dy ndeshjet e radhës me qëllim të prezantimin sa më të denjë.

Nesër Kombëtarja e zhvillon seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 19:00, derisa paraprakisht në orën 18:30 mbahet konferenca për media.

NA NDIQ NË FACEBOOK