Connect with us

Sport

Kombëtarja stërvitet sot për herë të fundit para ndeshjes ndaj Sllovenisë, do të flasë edhe trajneri Challandes

Publikuar

Sllovenia do të jetë kundërshtari i radhës për Kosovën, tashmë në kuadër të Ligës së Kombeve, liga C.

Para kësaj ndeshjes, Dardanët sot me fillim nga ora 19:00 do të zhvillojnë një seancë stërvitore, përcjell lajmi.net.

Paraprakisht, në ora 18:30, selektori Bernard Challandes do të paraqitet para gazetarëve.

Skuadra vjen pas disa rezultateve negative dhe presioni është i madh mbi trajnerin. Mbetet të shihet se cilat do të jenë fjalët e tij në konferencë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK