Connect with us

Sport

Koeman thotë se Dest mund ta nisë nga fillimi ndeshjen e të shtunës

Publikuar

Dest iu bashkua Barcelonës nga Ajax këtë muaj në një çmim prej 21 milionë euro.

Reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë paraqitjen e parë për Barcelonën, duke ardhur nga bankina, kur u inkuadrua në minutën e 75’ në ndeshjen kundër Sevillas.

“Së pari ishte mirë që e kisha këtu për seancat stërvitore”, ka deklaruar Koeman në konferencë, përcjell lajmi.net.

“Kishim kohë të flisnim me të në lidhje me sistemin e ekipit por ai sistem nuk ndryshon në të vërtetë në atë çfarë ai ka luajtur tek Ajax”.

“Ne e dimë se ai mund të luajë në krahun e djathtë, ai mund të luajë në krahun e majtë. Ne e dimë se Alba nuk është i gatshëm për nesër. Është e mundshme që ai të luajë nga fillimi nesër (e shtunë)”.

Ndeshja mes Getafes dhe Barcelonës fillon nga ora 21:00./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK