Sport
Koeman: Messi ka qenë një kapiten i shkëlqyer që pas kërkesës për transferim

Lionel Messi kërkoi largimin nga Barcelona gjatë kësaj vere, por kërkesa e tij u pamundësua nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.
Thuhej se lojtari mund të dëshpërohej dhe të mos tregonte më të mirën, por të kundërtën thotë trajneri i Barcës, Ronald Koeman.
“Që nga dita një, Leo është stërvitur dhe ka luajtur mirë dhe ka dhënë maksimumin për klubin, skuadrën dhe shokët e skuadrës dhe unë nuk kam ankesa për të”, ka thënë Koeman, transmeton lajmi.net.
“Ai ka provuar vetën edhe një herë ndaj Celtas, shtyu si kapiten, ndihmoi skuadrën të luante topin, sepse ishte e rëndësishme të mbanim topin me një lojtar më pak”, shtoi holandezi.
Barcelona, përkundër problemeve të brendshme, në fushën e blertë është treguar superiore, duke marrë fitore në dy ndeshjet e para, me futboll tejet bindës. /Lajmi.net/


















