Connect with us

Sport

Koeman: Jemi skuadër më e mirë sesa njerëzit mendojnë

Publikuar

Ansu Fati, Sergi Roberto dhe një autogol i Lucas Olaza, i sollën fitoren Barcelonës.

Katalanët me ardhjen në krye të Ronald Koeman, kanë filluar në mënyrën më të mirë sezonin, duke i fituar dy ndeshjet e para.

“Kemi bërë një punë të shkëlqyeshme, unë jam shumë krenar. Ne kemi punuar me shumë në disiplinë  dhe kemi krijuar raste të mira. Jam shumë i lumtur”, ka deklaruar Koeman, përcjell lajmi.net.

“Ishte e rëndësishme të flas te ekipi në pjesën e parë, rreth sistemit. Ne kemi qenë shumë kompakt. Në fund rezultati ishte i drejtë”.

“Si çdo trajner, edhe mua më duhet kohë, por ekipi është shumë më i mirë nga sa mund të mendoni. Kemi gjashtë pikë, kemi shënuar shtatë gola dhe nuk kemi pësuar asnjë. Kjo tregon se po rritemi”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK