Connect with us

Kosovë

KMDLNj: Prishtina kryeqytet i qenve, banesat për njerëz tepër shtrenjtë

Publikuar

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMMDLNj) ka reaguar ashpër pasi ditë më parë disa qenë endacakë e sulmuan një nxënës në Prishtinë.

KMDLNj thekson që problemi i qenve endacakë nuk është vetëm problem i komunës së Prishtinës por edhe i ministrive përkatëse.

Përmes një komunikate të lëshuar për media, thuhet se komuna e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovës duhet të nd “Problemi i qenve endacakë në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë apo trajtohet si çështje që i takon vetëm institucioneve të kryeqytetit por se duhet që edhe ministritë përkatëse të kontribuojnë në zgjidhjen e këtij problemi . Përkundër faktit se komuna e Prishtinës i ka shenjëzuar qentë e kryeqytetit sikur që e kanë bërë sterilizimin për të mbajtur nën kontroll numrin e tyre , vërehet se rrugëve të kryeqytetit ka qenë të ardhur e që nuk janë të shenjëzuar e që nënkupton se as që janë trajtuar me vaksina apo është bërë sterilizimi i tyre. Komuna e Prishtinës por edhe Qeveria e Kosovës përmes ministrive përkatëse duhet të ndajë mjete shtesë për organizatat që merren me trajtimin dhe strehimin e qenve, të rrisë kapacitetin e strehimoreve në mënyrë që të krijohen kushtet dhe mundësitë që qentë e kryeqytetit të trajtohen në kushte më të mira dhe të mos paraqesin rrezik për jetën dhe sigurinë e qytetarëve”, shkruhet në komunikatë.ajnë mjete shtesë për organizatat q ëmerren me trajtim dhe strehim të qenve.

Kjo organizatë joqeveritare e quan Prishtinën si “kryeqytet të qenve”.

“Gjatë fushatave parazgjedhore për zgjedhje lokale , kandidatët për kryetar të Prishtinës patën premtuar një Prishtinë metropolitane, rregullimin e transportit publik me tramvajë, ndërtimin e metros deri në Fushë Kosovë , hapësira të gjelbërta dhe parqe, Shtëpinë e Operas , parkingje të mjaftueshme nëntokësore dhe mbitokësore ndërkaq që nuk kanë qenë në gjendje ta ndërtojnë as edhe një WC të vetme publike. Tash, qartazi po duket se Prishtina është shndërruar në kryeqytet të qenve dhe mundësi e hatashme që përmes ndërtimeve të pakontrolluara të legalizohet mafia e ndërtimit e që në fakt po i riciklon paratë e pista dhe të fituara nga aktivitetet kriminale (një pjesë e tyre ) ndryshe nuk mund të kuptohet ndërtimi aq i madh i banesave kurse çmimi i tyre asnjëherë nuk ulet në kohën që nuk ka nevojë për aq shumë banesa . Në mungesë të hapësirave të gjelbërta dhe hapësirave për rekreacion, Prishtina po shndërrohet në varrezë masive arkitektonike”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

NA NDIQ NË FACEBOOK