Connect with us

Sport

Klopp: Ju kam dërguar një mesazh lojtarëve pas debaklit nga Aston Villa

Publikuar

Ishte një nga humbjet më të rënda në historinë e Liverpoolit, dhe është veçanërisht e papritur, kur dimë se sa dominues kanë qenë ‘The Reds’ në sezonin e fundit.

Klopp pas kësaj ndeshje u ka dërguar një mesazh futbollistëve, pas kësaj humbje.

“Nata pas asaj ndeshje nuk ishte nata më e mirë për mua, por unë u ngrita në mëngjes dhe e disa se duhej të flisja me djemtë, por ata nuk ishin këtu”, ka deklaruar Klopp, përcjell lajmi.net.

“Kështu që unë u dërgova atyre në mesazh të gjatë duke përmbledhur të gjitha mendimet e mia pas një disfate të tillë dhe u ndjeva shumë më mirë”.

“E dija që mund të vazhdonim. Ne jemi këtu tani, ka kaluar një kohë që nga ajo ndeshje, ju kurrë nuk doni të humbisni, sidomos 7:2, por ne duhet të tregojmë se një humbje e tillë mund të jetë e dobishme një ditë. Ne kemi një mundësi të tregojmë veten kundër Everton, sepse luajmë kundër një ekipi në formë të mirë teksa ne jemi të tronditur”.

Derbi mes Everton dhe Liverpool luhet ditën e shtunë, me fillim nga ora 13:30./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK