Connect with us

Kosovë

Kjo është “selia qendrore” e kompanisë ku u transferuan mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit

Published

on

Kjo është shtëpia, në adresën e së cilës është e regjistruar kompania pritave, LDA Group Shpk, ku u transferuan mbi 2 milionë euro.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur një muaj paraburgim për të dyshuarin kryesor që ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës në një kompani private.

Radio Evropa e Lirë ka vizituar shtëpinë në fshatin Llapushnik, rreth 30 kilometra larg nga Prishtina, ku kompania ka dhënë adresën kur është regjistruar si biznes.