Sport
Pas fitores së madhe Khabib Nurmagomedov pensionohet nga UFC

Ylli i UFC, Khabib Nurmagomedov, ka shtuar një tjetër fitore në rekordin e tij, duke lënë pa ndjenja Justin Gaethje.
Pas ndeshjes, Khabib ka dhënë një lajm jo fort të mirë për dashamirët e këtij sporti luftarak.
“Kam biseduar me nënën time para tri diteve e cila më tha se nuk dëshiron që të luftojë më pa praninë e babit tim. Nënës i premtova se kjo do te jetë lufta ime e fundit. Unë i dhash asaj premtimin dhe premtimin tim nuk e thej”, tha Khabib.
Me këtë deklarat le të kuptojmë se sipas të gjitha gjasave Khabib do të pensionohet nga UFC.
Kujtojmë që Khabib ka shkuar në rekord prej 29 ndeshjeve, 29 fitoreve dhe asnjë humbje./Zyrtare.net/

















