Connect with us

Kosovë

Kelani jep detaje për alarmin e sontëm të Policisë në Prishtinë

Publikuar

U raportua se sonte në orët e vona të  mbrëmjes Policia e Kosovës ia ka mësyrë një aksioni të madhë policorë në Prishtinë, përcjell Periskopi

E për këtë Periskopi ka kontaktuar Zëdhënësin e Policisë së Kosovës Baki Kelani i cili tha se sot në  orët e vona të mbrëmjes,   Njësiti i Reagimit të Shpejtë nga Gjakova, kanë sjellur dy persona në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, dhe se kjo ndoshta mundë të ketë qenë ajo.

“Sot, në orët e mbrëmjes Njesiti i Reagimit të Shpejtë nga Gjakova, kanë sjellur dy persona në qendrën e paraburgimit në Prishtinë”, ka thënë ai për Periskopin

Kelani po ashtu ka thënë se ekziston mundësia të  bëhet fjalë edhe për një veprim tjetër , ajo  vazhdimësia e realizimit të veprimeve të përbashkëta me inspektoratin për masat ndaj Covid19.

“Vetëm nëse behet fjale për këtë, ose vazhdimësinë e realizimit te veprimeve te perbashketa me inspektoratin për masat ndaj Covid19”, tha ai në një prononcim për Periskopin/Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK