Lajme
Katër të vdekur dhe 299 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 299 raste të reja me COVID-19, si dhe kanë humbur jetën katër persona.
Ndërsa numri i të shëruarve është 106, në spitale të shtrirë janë 271 pacientë, të cilët vazhdojnë të marrin trajtimin për COVID-19, njofton Klan Kosova.
Numri i përgjithshëm i të prekurve është 19157, numri i të shëruarve 10654, i të vdekurve 477 dhe aktive janë 8026 raste, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri.
.




















