Connect with us

Lajme

Katër mysafir dhe maskat në ambiente, ndryshimet javën e ardhshme

Published

on

Rritja e rasteve me koronavirus e ka paraqitur nevojën për masa më rigroroze për të cilat masa nevojiten edhe ndryshime ligjore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se propozimet e Komisionit për Sëmundjet ngjitëse për masat e reja për të cilat duhet të bëhen ndryshime në ligjin për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar në Kuvend, edhe atë nga fillimi I javës së ardhshme.

“U imponua një situatë e tillë që duhet internvonohet, për shkak se një pjesë e dekreteve, rekomandimet për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse në ambient të hapur janë të vendosuara së bashku me dekretin që është në fuqi, i cili u votua dhe u miratua në fund të gjendjes së jashtëzakonshme, ashtu që kjo është mënyra më efikase dhe më e mirë që të mund të kontrollohet dhe të zbatohet”, tha Filipçe.

Lidhur me mungesën e personelit mjekësor dhe shtretërve spitalorë pas shtimit të pacientëve me kovid 19, Filipçe theksoi është duke u prakitikuar parimi i rotacionit që funksionin mire.

“Sistemi I rotacionit funksionin që nga fillimi I pandemisë, mjekë internsit, infektolog dhe motra medicinal janë në sistemin e rotacionit, si nga klinkat tjera drejt klinkës infektive në Shkup dhe asaj në Kozle ashtu edhe nga njëra në tjetrën klinkë përreth shtetit. Tani ka vërtet një presion të madh për pranim të pacientëve në spitalin në Strumicë. Pastaj ka vende të lira në Kumanovë, Ohër dhe Manastir. Në Gostivar gjithashtu ka vende të lira. Kapacitetet në spitalin e Kavadarit kanë filluar të mbushen, dje u pranuan dy pacientë, dhe tani ka 13 shtretër të lire, ashtu që jemi në komnunikm dhe koordinim të përditshëm dhe e menaxhojmë”, theksoi Filipçe.

Në fund të Tetorit, shtoi Filipçe pritet të fillojë edhe vaksinimi kundër gripit sezonal, për të cilin janë sigurar 40,000 vaksina falas që do të dedikohen për kategori të caktuara të qytetarëve./tvm2/

NA NDIQ NË FACEBOOK