Connect with us

Lajme

Kastriot Rexhepi: Do të angazhohemi që regjistrimi i popullsisë të mos të bëhet instrument për politika ditore

Publikuar

Partitë kanë rezerva sa i përket mbështetjes së projekt – ligjit për regjistrim të cilin Qeveria veç më e ka dorëzuar në Kuvend dhe synon që të kalojë sa më shpejt, në mënyrë që ky proces të realizohet në pranverën e vitit të ardhshëm, shkruan Portalb.mk.

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi deklaroi për Portalb.mk se, se Besa po bën konsultimet sa i përket qasjes që do të kenë rreth këtij propozim-ligji, por parimisht, siç theksoi ai, ata janë kundër keqpërdorimit të regjistrimit për politika ditore.

Rexhepi paralajmëroi se do të përgatisin edhe amendamente në Kuvend, nëse ligji për regjistrim cenon të drejtat kolektive të bashkësive etnike në vend.

“Ligji për regjistrim ende s’ka ardhur në rend të ditës për seancë në Kuvend. Lëvizja Besa bën analizën dhe konsultimet për të qenë të përgatitur për të dhënë sugjerimet e saja gjatë procedurës për ligjin për regjistrimin. Parimisht mendojmë së regjistrimi është i nevojshëm si operacion statistikor për planifikimet zhvillimore në sfera të ndryshme. Do të angazhohemi që regjistrimi si proces mos të bëhet instrument për politika ditore të cilat do të ndërhynin në të drejtat kolektive të bashkësive etnike duke vënë në pikëpyetje të drejtat e fituara deri më tani. Për këtë në rast se paraqitet nevoja përmes grupit të deputetëve të Lëvizjes Besa do të paraqesim amendamente në komisionin përkatës në Kuvend”, deklaroi deputeti Kastriot Rexhepi.

NA NDIQ NË FACEBOOK