Lajme
Kasami uron fillimin e vitit të ri shkollor: Do të jetë vit sfidues për nxënësit, të tejkalohet me lehtësi

Sot ka nisur fillimi i vitit të ri shkollor në Maqedoni.
E me këtë rast kreu i BESËS, Bilall Ksami ka theksuar se për dallim nga vitet tjera, ky vit shkollor nis në kushte të një pandemie globale që ka reduktuar edhe aktivitetet e përditshme të njerëzve.
“Do të jetë vit sfidues për nxënësit, mësimdhënësit por edhe për prindërit, andaj urojmë që këto sfida të tejkalohen me lehtësi. Respektimi i protokolleve shëndetësore siç janë ruajtja e distancës fizike, mbajtja e higjienës personale dhe mbajtja e maskës do të jenë më se të nevojshme. Qoftë ky vit i ri shkollor vit i suksesit dhe tejkalimit të sfidave në rrugëtimin e dijes”, shkruan Kasami në rrjetin e tij social Facebook./Zyrtare.net/
Për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që sot fillojnë vitin e ri shkollor, ju uroj mbarësi dhe sukses. Për dallim nga…
Gepostet von Bilall Kasami am Donnerstag, 1. Oktober 2020

















