Connect with us

Bota

Kancelarja gjermane Angela Merkel i drejtohet popullit me këtë lutje

Publikuar

me

loading...

Gjermania ka regjistruar një tjetër rekord të shifrave me koronavirus. Në 24 orët e fundit, janë shënuar 7830 raste të reja, 500 më shumë se dje. 33 pacientë ndërruan jetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 9767. Kancelarja Angela Merkel, i bëri sërish thirrje gjermanëve të reflektojnë. Gruaja e hekurt, iu drejtua me një zë të butë popullit të saj, duke iu lutur të heqin dorë nga festat dhe të qëndrojnë në shtëpi.

“Hiqni dorë nga çdo udhëtim që nuk është vërtet i nevojshëm, nga çdo festë. Ju lutemi qëndroni në shtëpi për aq kohë sa të jetë e mundur”, tha Merkel.

Ndërsa në lidhje me situatën në vijim, për muajt e dimrit dhe krishtlindjet, kancelarja tha se do të ketë një vendim që do të komunikohet në vijim. /Dritare.net

.

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com