Connect with us

Sport

Kampioni i botës Robin Krasniqi takohet edhe me kryeministrin Hoti

Publikuar

Krasniqi gjatë ditës së sotme ka ateruar në Kosovë, ku fillimisht u prit nga presidenti Hashim Thaçi. Ky e fundit e dekoroi boksierin nga Juniku me Medaljen Presidenciale të Meritave.

”Haxhi Krasniqi nuk u dorëzua asnjëherë. Me punë të palodhshme dhe përkushtim drejt ëndrrës, ai e ka sjellë në Kosovë titullin e Kampionit të Botës në Boks”.

”Sot, pata nderin ta pres dhe ta përgëzoj për titullin. Uroj që Haxhiu të jetë inspirim për të rinjtë që të aspirojnë, të provojnë dhe t’i prekin ëndrrat”, shkroi Hoti në Facebook.

Robin Krasniqi, boksieri i famshëm shqiptar i cili përfaqëson Gjermaninë në boks është shpallur kampion bote në kategorinë e peshave të gjysmë të rënda IBO dhe WBA.

Krasniqi është përballur me gjermanin Dominic Boesel, ku në raundin e tretë arrin ta nokautojë dhe më pas të shpallet kampion bote. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK