Connect with us

Kosovë

Kallet xhamia ku strehoheshin azilantët në Lipjan (Foto)

Publikuar

Një xhami në fshatin Magurë të Lipjanit sapo është përfshirë nga flakët e zjarrit. Magura është fshati që strehon emigrantët dhe azilkërkuesit e mundshëm në Kosovë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Komuna e Lipjanit, të cilët në fakt kanë thënë se herë pas here xhaminë e fshatit e kanë përdorur si strehë disa azilantë.

Gjithashtu ata kanë bërë të ditur se ende nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri dhe nëse ka qenë dikush brenda.

Periskopi do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK