Connect with us

Sport

Kai Havertz: Premierliga një ligë komplet ndryshe nga Bundesliga

Publikuar

më

Havertz kalonte te Chelsea duke bërë bujë të madhe, duke lënë aventurën me skuadrën e Bayer Leverkusen.

Mesfushori gjerman megjithatë akoma nuk është përshtatur ashtu siç duhet me tempon në Premierligë dhe thotë se ndeshjet atje kanë tempo rraskapitëse.

“Ishte e vështirë për mua, sidomos pasi Premierliga është një ligë komplet ndryshe”, ka thënë Havertz, transmeton lajmi.net.

“Është më intense dhe kam vënë re këtë qysh në ndeshjet e para. Të gjithë janë në nivel të lartë”, shtoi gjermani.

Havertz aktualisht është në grumbullim me kombëtaren e Gjermanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK