Kosovë
“Ka munguar vetëm t’iu hyni njerëzve në dhoma gjumi, e t’i dënoni për maska”

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë, duke thënë se u bë keq. Ajo ka kritikuar edhe për dënimet që janë dhënë për maska, ndaj njerëzve familjarë në vetura.
“Ka munguar vetëm t’iu hyni njerëzve në dhoma gjumi, e t’i dënoni për maska. Menaxhimi i pandemisë nga ana e kësaj pandemie, më shumë ishte retorikë sesa veprime konkrete. Mumgesa e seriozitetit tuaj, shihet edhe në dështimin për votimin e Ligjit për Rimëkëmbje ekonomike. Keqmenaxhimi i problemeve gjatë pandemisë në këtë vend, dikujt i ka kushtuar me jetë, kjo nuk mund të heshtet apo të fshihet prapa deklaratave të bukura”, ka thënë ajo./Periskopi/



















