Connect with us

Sport

Juventus konfirmon rikthimin e Ronaldos në Itali

Publikuar

Futbollisti portugez ka udhëtuar me një aeroplan privat nga Lisbona drejt Torinos të mërkurën pasdite, shkruan lajmi.net.

Lajmin për rikthimin e Ronaldos në Itali e ka konfirmuar edhe skuadra e Juventusit.

“Cristiano Ronaldo është rikthyer në Itali me një fluturim mjekësor të autorizuar nga autoritetet kompetente shëndetësore me kërkesë të lojtarit, dhe do të vazhdojë izolimin në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftimin e Juventusit, përcjell lajmi.net.

Ronaldos i duhet të qëndrojë 10 ditë i izoluar, për t’u rikthyer pastaj në stërvitje te Juventus.

‘Zonja e Vjetër’ shpreson ta ketë atë në fushë për ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK