Sport
Juve e gatshme të sakrifikojë Ronaldon për një transferim rekord të Mbappe

Gjigantët italian janë të etur të sjellin në Itali yllin e Francës, i cili ka potencialin për të qenë më i mirë në botë në një të ardhme të afërt.
Sipas TuttoSport, Juventus e di se do ta kishte të vështirë t’i mbante në skuadër kampionin e botës dhe Ronaldon.
Andaj, Juventus mundet që në ofertë të përfshijë Cristiano Ronaldon, me francezët që po ashtu janë të interesuar për portugezin.
Cristiano Ronaldo së fundi është infektuar me COVID-19 në grumbullim te Kombëtarja e Portugalisë, dhe rrezikon të humbas ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/





















