Connect with us

Lajme

Jozefina Topalli tregon kush e ftoi të rikthehet në politikë

Publikuar

më

Ish-zv. Kryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli thotë se do të përfshihet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me Lëvizjen për Ndryshim, e ftuar nga një grup të rinjsh me kauzë patriotike. Ish-kryetarja e Kuvendit gjatë intervistës për Ilva Taren, tha se angazhimi i saj vjen pas një reflektimi të thellë pas një karriere 30-vjeçare në politikë.

“Pak para se të fillonte emisioni po kontaktoja me një tjetër person që po më thoshte mund të iki. Kjo është shumë e trishtueshme. Vetëm në një vit e gjysmë nga Shqipëria janë larguar 130 mijë shqiptarë. Kjo është dhimbje e madhe dhe bazuar në këtë dhimbje, ata (të rinjtë) mendojnë se mund të ndërgjëgjësojnë dhe të ndalin boshatisjen e vendit”, tha znj. Topalli.

“Pas 30 vite është hera e parë që ndjej dhe prek dhe shohësh se vendin jonë, i cili ka qenë një ndër popujt më optimist më me shpresë është kthyer sipas statistikave të fundit nga UN, në shoqërinë që është më pesimiste dhe arrin deri në shkallën 46% ndërkohë mesatarja e popullsisë globale që kanë këtë ndjenjën e pesimizmit është 32%”, shtoi ajo.

Znj. Topalli tha se, para se të ndryshosh të tjerët duhet ndryshuar vetja dhe pikërisht nga këtu e ka nisur duke shtuar se, ka reflektuar për atë që ka ndodhur në Shqipëri vitet e fundit, përfshirë dhe kohën kur PD ishte në pushtet.

“Është një dhimbje e madhe. Kam pjesën time të përgjegjësisë pavarësish se nuk kam qenë kurrë ministre, zv.kryeministrem, nuk kam pas vendimmarrje për ndërtimin e reformave apo menaxhimin e pasurisë të tenderëve apo parave. Detyra e kryetares së Kuvendit është protokollare. Ndihme krenare për NATO, liberalizimin e vizave, natyrisht që ka pasur dhe gjerat që nuk janë bërë mirë”, u shpreh ajo.

Lajme18 minutes ago

Rrahja e dy shqiptarëve në festën e Flamurit, reagon edhe Abdulselam Selami

Maqedoni22 minutes ago

Një orë punë vlen sa një gjevrek dhe një jogurt! Paga minimale nuk mjafton as për të përballuar shpenzimet e jetesës

Lajme37 minutes ago

Ministri Sedat Sulejmani fton në takim sindikatat e kulturës pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Shqipëri44 minutes ago

Zgjedhjet në Spanjë, rritet pjesëmarrja në votime! Sánchez dhe rivali i tij përballen me mesazhe të forta!

Lajme50 minutes ago

BDI: Të identifikohen dhe të ndëshkohen menjëherë komitët që rrahën dy punonjës shqiptarë të Higjienës Komunale!

Maqedoni53 minutes ago

Bora lë dhjetëra vendbanime pa energji elektrike, ekipet në terren – rrugët po pastrohen

Maqedoni1 hour ago

Alarm në Shkup: Zbulohen baktere në ujin e “Tašino Çesmiçe”, qytetarëve u bëhet thirrje të mos e konsumojnë!

Maqedoni1 hour ago

Bekim Fazliu: “A festuat mjaftueshëm? Tani gjeni kriminelët që sulmuan dy punëtorët e higjienës!”

Kosovë2 hours ago

Prishtina drejt acarit ekstrem, ja kur temperaturat pritet të zbresin deri në -21°C

Lajme2 hours ago

Rrahja e dy punonjësve të Higjienës Komunale, reagon zv ministri i Brendshëm, Astrit Iseni

Lajme2 hours ago

MPB: 13 shkelje të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimit të Ditës së Flamurit Shqiptar, tre persona privohen nga liria

Lajme2 hours ago

15 “Komitë” sulmojn dy punonjës shqiptarë të higjienës natën e 28 Nëntorit në Shkup

NA NDIQ NË FACEBOOK