Lajme
Jozefina Topalli thumbon keq Bamir Topin për Sali Berishën

Shkurt 2014
Gjatë javës, ish-presidenti dhe kreu u Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi, ishte i ftuar në një studio televizive për të folur mbi aktualitetin politik në vend, por edhe mbi lëvizjet e radhës të partisë së tij.
Intervistën e Topit nuk kishte se si të mos e ndiqte ajo që e ka pasur “fiksim” gjatë kohës që mbante postin e presidentit, Jozefina Topalli. Ish-kryetarja e Parlamentit nuk ka pritur sa të mbarojë intervista, por në mesin e saj ka bërë një status në Facebook: “I shpërfytyruar ! Urrejtje e mllef sepse e ka bërë President”, shkruan ajo në profilin e saj. E ka fjalën për Sali Berishën, sipas saj ai e ka bërë president. Por ajo nuk ndalet me kaq, pyetjeve të komentuesve u përgjigjet me një fjalë: “Tamam horr bulevardi! Pak e ka biles!”, shkruan Jozefina.

















