Connect with us

Kosovë

Jepet edhe çmimi Nobel për Paqe 2020

Publikuar

Çmimi Nobel për Paqe i vitit 2020 i është dhënë Programit Botëror të Ushqimit (WFP) nga OKB-ja për përpjekjet e saj që të luftojë urinë.

Komiteti norvegjez i Nobelit tha se WFP-ja kishte vepruar “si një forcë nxitëse në përpjekjet për parandalimin e përdorjes së urisë si armë e luftës dhe konfliktit”.

Çmimi i dhënë është 10 milionë krona ose 1,1 milionë dollarë, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Fituesi i 101-të i këtij çmimi u tregua nga Instituti Norvegjez i Nobelit në Osllo.

Zëdhënësi i WFP-së tha që ky ishte një “moment krenar”.

WFP-ja vlerëson që ka ndihmuar rreth 97 milionë njerëz në vit, në 88 vende të ndryshme. /Periskopi  

NA NDIQ NË FACEBOOK