Connect with us

Sport

Java e befasive në La Liga – Barcelona bie ndaj Getafes

Publikuar

me

Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman, Barcelona ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në La Liga, shkruan lajmi.net.

Me rezultatin minimal 1:0, Barcelona ka parë veten të lëshojë tri pikë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Getafe.

Ishte minuta e 56’ kur Getafe fitoi një penallti dhe atë penallti e ktheu në gol Mata.

Barcelona tentoi deri në fund, por asnjë rast nuk u konkretizua me gol.

Kështu, Barcelona numëron shtatë pikë në katër ndeshje, kurse Getafe shkon në kuotën e 10 pikëve. /Lajmi.net/

Advertisement
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com