Sport
Ja kush është futbollisti më i paguar në Shqipëri

Kukësi pësoi gjatë merkatos së verës një revolucion total. Plot 16 nga lojtarët e skuadrës u larguan, teksa verilindorët janë përpjekur t’i zëvendësojnë edhe në kualitete.
Së fundmi, ekipi i Skënder Gegës afroi tetovarin Agim Ibraimin që ishte lojtar i lirë pas shkëputjes së marrëveshjes me Shkëndijën.
Sulmuesi i krahut është një asset i shtuar për kategorinë Superiore, pasi më herët ka luajtur me Cagliarin në Serie A dhe Mariborin në slloven në Ligën e Kampioneve. Mësohet se paga e Ibraimit do jetë 8 mijë euro për dy sezonet që ka nënshkruar me verilindorët, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar në Shqipëri.























