Kosovë
Ivica Daçiq përqesh kosovarët kur ia urojnë ditëlindjen Bill Klintonit, por shihni kulmin e servilitetit në mesazhin e Vuçiqit për Putinin

Presidenti rus Vladimir Putin sot ka mbushur 68 vjet. Aleksandër Vuciq ia ka uruar ditëlindjen përmes një mesazhi, ku i referohet me ‘mik i dashur” dhe shprehje të tjera.
Zyrtarët serbë zakonisht përqeshin Kosovën që ua shënon ditëlindjet figurave si ish-presidenti amerikan Bill Klinton. Mirëpo vet Aleksandër Vuciq nuk e ka harruar mikun e tij rus, presidentin Vladimir Putin i cili sot ka mbushur 68 vjet.
“Shkëlqesi, mik i dashur, pranoni urimet e mia për ditëlindjen tuaj, ju uroj shëndet të mirë, në mënyrë që të vazhdoni ta udhëheqni Federatën Ruse me sukses e prosperitet, duke iu uruar që ta forconi ndikimin dhe reputacionin e saj në botë”, shkruan Vuciq, përkthen nga B92, Periskopi.



















