Sport
Istogu fiton ndeshjen e parë në garat ndërkombëtare

Për herë të parë dy skuadra kosovare janë takuar në kuadër të garave evropiane. Ndeshja e kthimit luhet të shtunën tjetër në Istog, ndërsa skuadra nga ky qytet ka krijuar epërsi të konsiderueshme në ndeshjen e parë.
Istogaset kanë arritur te fitorja duke ia dalë të përmbysin rezultatin në pjesën e dytë. Pjesa e parë ishte e fortë dhe e barabartë. Dominim të lehtë kishin vendaset që ishin në epërsi 11:10 pas 30 minutave lojë.
Në pjesën e dytë lojtaret e Istogut nisën shkëputjen dhe në fazën finale kishin vazhdimisht epërsi bindëse. Në fund rezultati ishte 26:21 për ekipin mysafir.
KHF Vushtrria – KHF Istogu 21:26 (11:10)
Vushtrria: B. Rama 8, Sh. Tahiri 3, L. Matarova 3, D. Kasumi 2, Z. Zymberi 2, K. Avdiu 2, L. Sopjani 1, K. Paci, R. Gubetini, Q. Terstena, Nj. Kelmendi, B. Gubetini, F. Rrustemi
Istogu: E. Muratoviq 12, T. Hetemi 4, K. Venetski 3, P.Ferataj 2, A. Rugova 2, S. Ujkiq 2, A. Halitaj 1, F. Fejzaj, N. Milatoviq, Y. Shatri, A. Berisha, B. Ahmetxhekaj, A. Shehdadi. /Lajmi.net/





















