Connect with us

Sport

Interi merr vetëm një pikë përballë Monchengladbach në ‘San Siro’

Publikuar

‘Zikaltërit’ kanë barazuar 2:2 me gjermanët e Monchengladbach në ndeshjen e xhiros së parë të grupit B, shkruan lajmi.net.

Të gjitha golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Romelu Lukaku në minutën e 49′ kaloi në epërsi Interit, para se Ramy Bensebaini të barazonte nga penalltia në minutën e 61.

Jonas Hofmann ‘shokoi’ Inter kur shënoi për epërsinë e parë të skuadrës së gjermane në minutën e 85′.

Por, Interin nga humbja e shpëtoi Lukaku, që në minutën e 90′ barazoi në 2:2 rezultatin./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK