Sport
Inter Miami i bashkon vëllezërit Higuain

Ata do të jenë dyshja e 18-të e vëllezërve dhe motrave që do të luajnë së bashku në kampionat, tha Inter Miami, pasi siguroi një marrëveshje për të sjellë Federico Higuain nga DC United.
35-vjeçari u bashkua me DC United vetëm në mars, duke marrë një rol trajner-lojtar pas përfundimit të kohës tetë-vjeçare me Columbus Crew.
Inter Miami solli ish-sulmuesin argjentinas 32-vjeçar Gonzalo Higuain nga Juventusi në shtator, dhe ata shpresojnë që vëllezërit të mund të sjellin sukses në ekipin e sapo krijuar, i cili po garon në sezonin e tyre debutues. /Lajmi.net/






















