Connect with us

Kulturë

Ilir Shaqiri vjen me këngë dhe videoklip për Harun Aliun (Video)

Publikuar

Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri, i cili i këndon heroizmit të ushtarëve dhe dëshmorëve të UÇK-së, këngën e tij më të re ia ka kushtuar Harun Aliut-Komandant Kushtrimit. Bashkë me këngën, Ilir Shaqir sjell edhe videoklipin e incizuar në Shkup, transmeton Gazeta Lajm.

Harun Aliu i njohur si Komandant Kushtrimi, ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Lindi më 20 maj 1971 në fshatin Hasanbeg të Shkupit, dhe u vra më 12 maj 2010 në afërsi të fshatit Radushë të Shkupit sëbashku me shokët e tij të luftës.