Lajme
Ilir Hasani: Kemi pritur rritje por jo në këtë formë, kjo na shqetson

445 raste të reja me koronavirus janë regjistruar dje në Maqedoni të Veriut.
Zëvendësministri i Shëndetësisë në këtë Ilir Hasani, ka thënë se trendi i rritjes së numrit të rasteve ka nisur nga java e kaluar.
“Është rritur edhe numri i kërkesave për testime që janë të domosdoshme. Kemi pritur rritje të numrit dhe kjo është paralajmëruar në të gjitha situatat, por kjo rritje është një trend shumë agresiv çka na ka brengosur”, ka thënë Hasani për Klan Kosova.
“Numri i pacientëve nëpër spitale është rritur. Ende jemi në prag të kapaciteteve që janë të gatshme të pranojnë pacientë në tre spitalet në Shkup. Rritja e numrit të pacientëve me COVID-19 është më së shumti 20-30 vjet, respektivisht 30-40 vjet”.
“Trendin e rritjes nuk mund ta përcjellim. Kemi pritur rritje, por jo në këtë formë”.

















