Sport
Idrizi i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij, pavarësisht humbjes nga Drita

Skuadra kampione në shtëpi ka mposhtur Trepçën ’89 1:0, në ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë.
Një gol i Betim Haxhimusës, i solli fitoren Dritës, që ishte e treta këtë sezon, në po kaq ndeshje.
“Mendoj se pas humbjes me Besën reaguam mirë kundër Dritës, i patëm rastet tona, Drita shënoi nga një gjysmë rasti”, ka deklaruar Idrizi, përcjell lajmi.net.
“Jam i kënaqur me lojtarët e mi, djemtë dhanë një paraqitje të mirë”./Lajmi.net/





















