Connect with us

Sport

Ibrahimovic vazhdon të vuajë nga Covid-19

Publikuar

Sipas raportimeve të ‘Sky Sport Italia’, Zlatan Ibrahimovic dhe Leo Duarte janë akoma pozitiv me Covid-19, transmeton lajmi.net.

Rezultatet e testeve për Covid-19 te Milan janë kthyer të gjitha negative (për lojtarët që nuk udhëtuan me kombëtare), përveç Duarte e Ibrahimovic.

Dyshja vazhdojnë të përballen me virusin dhe rrezikojnë të humbin derbin Madonnina më 17 tetor, ndaj Inter.

‘Rossoneri’ nuk janë skuadra e vetem që po përballet me virusin, pasi telashe kishte edhe te Napoli e Genoa.

Mbetet të shihet edhe sa kohë do të duhet për rikuperimin e Zlatan Ibrahimovic. /Lajmi.net/