Connect with us

Lajme

I shpëtoi atentatit/ Biznesmeni drejton gishtin nga Ben Blushi

Publikuar

me

Biznesmeni Andon Dhima ka reaguar pak minuta më parë për atentatin që iu bë para dy netësh.

Andon Dhima ka drejtuar publikisht gishtin ndaj drejtorit të Top Channel Ben Blushit.

Ai ka publikuar edhe videot e ngjarjes, ku shihet që për rreth pesë deri në 7 sekonda i ka shpëtuar paq dy atentatorëve.

Ngjarja ka ndodhur tek stadiumi Dinamo, një nga zonat më të frekuentuara në orën 22, ndërsa për këtë çështje biznesmeni është marrë në pyetje në polici, janë marrë fëmijët e tij dhe është vënë në mbrojtje nga policia.

Ekspertët kanë konstatuar se ka qenë me fat që i ka shpëtuar një atentati që do t’i merrte jetën, ku duken qartë në video dy personat me armë në dorë.

Ndërkohë, Andon Dhima deklaron publikisht se nuk ka pasur asnjë konflikt apo përplasje me askënd përveç Ben Blushit, të cilin e akuzon si porositës të atentatit.

Te nderuar te aferm, miq dhe shoke. Ju falenderoj nga zemra per kurajon dhe mbeshtetjen ne keto momente te veshtira per mua dhe familjen time.

Nje atentat i deshtuar dhe dora e Zotit bene qe te jemi bashke pas nje ngjarjeje ende te pabesueshme.

Po e shkruaj publikisht ate qe ju kam thene oficereve te policise gjyqesore mbi dyshimet e mia.

Une nuk kam asnje perplasje dhe konflikt me askend ne kete bote dhe ata qe me njohin e dine mire kete gje.

Dyshimet e mia jane vetem tek nje emer dhe nje person te cilin e kam denoncuar publikisht.

Ai quhet Ben Blushi nje nga ish miqte e mi, qe prej kohesh po ben gjithcka per te me grabitur pronat.

Cdo denoncim ndaj tij e kam bere ne organet e drejtesise dhe ambasaden e SHBA-ve.

Ne rast se preket nje qime floku e femijeve te mi apo sulmohem une pas ketyre sulmeve une dyshoj vetem tek nje emer BEN BLUSHI.

Kete e kam thene ne polici po e them edhe publikisht.

Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen qe me jepni pas kesaj ngjarjeje ku jeta e njeriut duket se kushton vetem 5 sekonda.

Nje falenderim te vecante per te gjitha mediat qe po denoncojne kete rast dhe nuk po heshtin.

Me respekt Andoni”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA.al

Advertisement
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com