Connect with us

Uncategorized

I jep lajmet Putini: Gati 5 mijë të vdekur në konfliktin Armeni-Azerbaixhan

Publikuar

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se gati 5.000 njerëz kanë mbetur të vdekur pas luftimeve mes Armenisë dhe Azerbaixhanit për territorin e kontestuar të Nagorno-Karabakhut.

Kjo shifër është shumë më e lartë se ajo që japin të dyja palët e përfshira në konflikt.

Z.Putin tha që ai po flet me të dyja palët disa herë në ditë, dhe se nuk do të marrë anë në konflikt, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Presidenti rus po ashtu i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara që të aistojnë në arritjen e paqes në këtë rajon.

Armenia dhe Azerbaixhani kanë akuzuar njëra-tjetrën për thyerjen e armëpushimit humanitar në Nagorno-Karabakh.

Ky është shpërthimi më i madh i dhunës në rajon që prej luftës gjashtëvjeçare që u ndalua në vitin 1994. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK