Kosovë
Hoxhaj: PDK i beson dialogut, nga Hoti kërkojmë të mos bie në grackë të Serbisë

Enver Hoxhaj nga PDK ka theksuar se i besojnë dialogut, njëjtë sikurse LDK’ja, gjë që sipas tij nuk e bëjnë as VV e as AAK, transmeton Periskopi.
Hoxhaj ka thënë se prej kryeministrit Avdullah Hoti këkrojnë që të mos bie në grackë të Serbisë.
‘’VV e AAK nuk i besojnë dialogut. PDK e LDK po. Këtu mund të jetë bashkëpunimi PDK LDK. Ne po kërkojmë që Hoti të mos bjerë në grackë të Serbisë’’, ka thënë ai në një debat televiziv.
‘’Nëse s’ndodh ndonjë riformatizim i dialogut, kam frikë që do të duhet ta vazhdojmë debatin deri në fund të 2021 se a duhet apo jo të formohet Asociacioni’’.PERISKOPI/

















