Connect with us

Kosovë

Hoxhaj: Cili është kapaciteti i shtetit tonë me u përballë me një ringritje të Serbisë në rajon?

Publikuar

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se Serbia po tenton të vë nje hegjemoni të re serbe në rajon dhe kjo duhet të ketë përgjigje nga Kuvendi i Kosovës.Hoxhaj ka kritikuar LDK-së, se sipas tyre, cështja e njohjes së ndërsjellë është temë e kryer.

“Kur dëgjon kolegët nga LDK është një perceptim që njohja e ndërsjellë nga Serbia është një akt i krymë, nëse nuk ndodhë në dimër do të ndodhë në pranverë, por unë kam përshtypjen se situatën në të cilën jemi, është më serioze se sa mund ta imagjinojmë. Është më serioze sepse kemi pritë se vera dhe vjeshta do të jenë faza të fundit të dialogut, me Samitin e Parisit, atë të Berlinit dhe në Uashington, mirëpo kjo nuk ndodhi. Kështu që iu kisha lutur që të mos i besojmë këtij iluzioni por ky iluzion realisht mund ta godasë vendin”, ka thënë Hoxhaj në Kuvend, shkruan Periskopi.

“Është një hegjemoni e re serbe në raport me rajonin dhe kjo kërkon përgjigjen tonë si deputetë. Nuk mund të flasim për dialogun si para 10 vitesh e dy vitesh, sepse jemi në situatë krejt tjetër. A ka kapacitet ky shtet i ri, cili është roli i Kuvendit të Kosovës me u përballë me një ringritje të Serbisë në rajon dhe kështu duhet të përballemi me këtë temë”, ka thënë Hoxhaj./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK