Kosovë
Hoxhaj: Albin Kurti vet e ka dorëzu mandatin, PDK’ja nuk e rrëzoi

Enver Hoxhaj nga PDK thotë se Albin Kurti e kishte rrëzuar veten nga Qeveria, e jo PDK’ja, transmeton Periskopi.
Sipas tij, PDK edhe po të punonte intenzivisht gjatë gjithë mandatit të tij, se nuk do mund ta rrëzonte dot.
‘Në pikëpamjen time, Albin Kurti e ka dorëzu mandatin. Atë Qeveri nuk e ka rrëzu PDK. Kemi pasë dëshirë ta rrëzojmë, por me pasë punu 4 vite intenzivisht, s’kishim mujt. Atë e ka rrëzu Kurti, me mbështetje të LDK’së. S’ka qenë qëllimi ynë, e as meritë, e as rezultat. Nuk është varur prej neve’’, ka thënë ai në një debat televiziv.
‘’PDK nuk hyn në Qeveri për t’i bërë numrat në Kuvend”/PERISKOPI/

















