Connect with us

Kosovë

Hoxha: Presim që edhe Vjosa Osmani të nënshkruajë mocionin për rrëzimin e Hotit

Publikuar

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se shkarkimit i drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, është shkarkim politik dhe ka ardhur si pasojë e arrestimit të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova. Këtë e tha deputeti i PDK-së, Sejdi Hoxha, i cili shtoi se një veprim i tillë i kryeministrit Avdullah Hoti është inatçor.

Hoxha tha se shkarkimi i shefit të Policisë së Përgjithshme nuk është bërë rastësisht disa ditë pas kryetari i Istogut është arrestuar.

“Ne vlerësojmë se shkarkimi i drejtorit të Policisë, drejtorit të Doganave dhe ATK-së, është shkarkim politik, inatçor i kryeministrit Avdullah Hoti dhe mendojmë që lidhet pikërisht me skandalin e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike në Istog, jo rastësisht shkarkimi i drejtorit të Policisë vjen pak ditë pasi për keqpërdorim të detyrës zyrtare arrestohet nënkryetari i LDK-së, ne e lidhim shkarkimi ne drejtorit të Policisë pikërisht me veprim politik dhe intaçor të kryeministrit Hoti”, tha ai.

Në një konferencë për media, në të cilën deputetët e PDK-së dolën të flasin për procesi ne privatizimit, Hoxha u përgjigj edhe rreth rrëzimit të mundshëm të qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së.

“Sa i përket mocionit jemi duke i pritë nënshkrimet në Kuvend dhe besojmë dhe po presim që ato nënshkrime për rrëzimin e qeverisë t’i jap edhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani si dhe një pjesë e deputetëve që janë të pakënaqur me këtë qeveri të dobët brenda LDK-së”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të premten ka shkarkuar drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me rekomandim të vartësit të tij që drejton Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Pas kësaj, Hoti ka liruar nga detyra edhe ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.

Lajme8 minutes ago

“Tani është radha jonë”, Trump urdhëron sulme drejt Iranit pas raketave ndaj bazave amerikane

Maqedoni15 minutes ago

LSDM: 7 qytete me ujë helmues, s’ka më vend të pastër në Maqedoni

Shqipëri45 minutes ago

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Bota2 hours ago

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Maqedoni3 hours ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme5 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni6 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri6 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme7 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni8 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri9 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme10 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

NA NDIQ NË FACEBOOK