Kosovë
Hoti – Selimit: Rexhë, edhe tri vjet këtu para jush kam me qenë

Rexhep Selimi i Vetëvendosjes akuzoi LDK-në se e rrëzoi Kryeministrin Kurti për ta hequr reciprocitetin.
Selimi në kuvend tha se Hoti raportoi katër herë por katër herë nuk tregoi asgjë. Sipas Selimit, Hoti nuk ishte trasnparent.
“Kurti u rrëzua për shkak të reciprocitetit, përmes rrëzimit të qeverisë u hoq reciprociteti. Përveç që u hoq reciprociteti për një udhëtim u tentua të zhbëhej edhe kufiri, iu hap rruga Mini-Schengein, rrugës së Novi Sadit. Katër herë raportoi Hoti në kuvend, katër herë njësoj. Katër herë flet për transparencë e nuk tregon kurgja, katër herë premton njohje e kthehet duke hequr dorë siç hoqi dorë nga pika 10, katër herë premtoj e nuk i mbajti premtimet, Kosova do të jetë më e dëmtuar nga veprime të tilla”, deklaroi Selimi.
Ato çka i ka bërë Hoti në kuvend duhet të futen në rezolutë që të mos i bëjë më.
Kryeministri Hoti i tha Vetëvendosjes se edhe tri vjet do e kanë përpara tyre.
“Unë e kam një prorpozim, në këtë interpelancë i prorpozoj kuvendit të ketë gjtihmonë një pikë ku shahet kryeministri e pastaj fillojmë normalisht, fjalimet po janë me epitete për sharje, Rexhë qashtu është, nuk është hera e parë, është e drejtë e juaja. Rezoluta nga PDK është diskutu,Rexhë edhe 100 herë me ardhë ktu të njejtën gjë kam me e thanë, dialogu zhvillohet vetëm për njohje, nëse nuk bëhet Kosova e Serbia do vazhdojnë vetëm si fqinj, 5 thirrje për të njejtën temë i kam marrë nga Vetëvendosja për interpelancë. Edhe tri vjet para jush kam me qenë” deklaroi Kryeministri Hoti.




















