Kosovë
Hoti raporton për moratoriumin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se pauzimi i shtetit të Kosovës për të mos aplikuar në Organizatat Ndërkombëtar nuk do të thotë se nuk po bëhet punë në këtë kuadro.
Madje ai tha se gjatë kësaj kohe po punohet në kuadër të kësaj, në mënyrë që të sigurohet që kur të bëhen aplikimet të mos dështojnë.
Hoti tha se kurdo që i kërkohet të mbajë interpelancë, do të jetë në gjendje të diskutojë për këtë e çështje të tjera.
“Rreth anëtarësimit në organizata ndërkombëtarë, përkatësisht pauzimit për një vit për të aplikuar në organizata ndërkombëtare sic jemi dakroduar në Shtëpinë e Bardhë. Pavarësia e Kosovës si dhe njohjet ndërkombëtare e anëtarësimi janë koordinim i ngushtë sistematik në partnerin tonë, pra me SHBA-të. Vetëm kështu ka qenë e mundur të ngritet dhe rritet subjektiviteti ndërkomëtbarë i Kosovë dhe çdo aplikimin për në organizatat ndërkombëtarë të jetë i suksesshëm. SHBA-të gjenden në krye të listës së partnerëve tanë në këtë drejtim, që kanë përkrahur deh sponsorizuar anëtarësimin e Kosovës”, tha Hoti.
Tutje ai shtoi se në këtë frymë duhet kuptuar, se Kosovës i duhet përkrahje e shteteve të tjera, për në këto organizata.
Pra duhet kuptuar në këtë frymë, që na nevojitet përkrahje e SHBA-së dhe shteteve tjera.Edhe duhet parë nga këndvështrimi në afatizimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, e cila duhet të ndodhë me një njohje reciproke, dhe normalizim të marrëdhënieve në çdo aspekt.Pavarësisht këtyre për të pauzuar për një vit në organizata ndërkombëtare, s’po pauzojmë punën tonë, por po përgatitemi për organizata, pra në koordinim të plotë me gjithë parnterët dhe SHBA-të.Që të sigurohemi se aplikimet tona s’do të dështojnë si në të kaluarën, por do të pranohen”, shtoi ai.




















