Kosovë
Hoti deputetëve të VV’së: S’di a folni në mes veti, me keni ftuar në 5 interpelanca me të njëjtën temë

Kryeministri Avdullah Hoti, në interpelancën në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, është duke u përballur me deputetët e opozitës, në veçanti kritika të ashpra ka marrë nga ata të Vetëvendosjes.
Ka qenë shefi i i Grupit Parlamentar nga VV, Rexhep Selimi i cili ka thënë se Hoti në dialogun me Serbinë ka barazuar çështjen e të pagjeturve me të zhvendosurit. Gjithashtu Selimi ka kritikuar Qeverinë Hotin për terhejqen e pikës 10 nga marrëveshja e Washingtonit, ku thoshte njohja reciproke në mes të Serbisë dhe Kosovës. Mashtrimi ndoshta është transparent, e jo transparencë. A janë bisedimi politike apo teknike, që Qeveria e Kosovës premtonte njohje dh zbardhja e të pagjeturve, dhe ju hoqët dorë nga këto dy çështje”, ka thënë Selimi Menjëherë ka reaguar, Hoti, i cili ka thënë me ironi se do të kërkoj në interpelanca që si rendë ditë të jetë një pikë ku mund të më shani pastaj të filloj me punën.
Ai tutje ka pyetur deputetët e VV’së nesë ata komunikojnë në mes veti sepse ka marrë 5 ftesa për interpelancë për të njejtën temë.
“Rexhë, edhe 100 herë me ardhë këtu 100 herë kam me i thanë të njejtat fjalë, se dialogu zhvillohet veç për njohje reciproke, nese arrijmë me ba mirë nese jo Kosova dhe Serbia kanë vazhdi si dy vende që se njohin njëra tjetrën”, ka thënë Hoti
“Me keni ftu 5 herë në interplerlanca pak a shumë për të njetën temë, nuk e di se a keni komunikuar në mes veti, këtu me keni edhe 3 vite” ka thënë tutje Hoti




















