Connect with us

Kosovë

Hetimi ndaj Haki Rugovës: 5 hektarë shfrytëzohen nga kompania e vëllezërve të tij

Publikuar

Kamionët e kompanisë “Ma.con” po e vazhdojnë punën në gurëthyesin, në fshatin Cerrcë, të Komunës se Istogut.

Rreth 300 metra është distanca nga kjo pronë publike e dhënë për shfrytëzim kësaj kompanie me selinë e kompanisë.

Ky gurëthyes është bërë shkak që kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, të hetohet e më pas të ndalohet për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Pejë, raporton KOHA.

Nga 5 hektarë të shfrytëzueshme kompania e vëllezërve të kryetarit Rugova, 2.8 hektarë punohet me gurëthyes.

Njëri nga aksionarët e kompanisë, Ismet Rugova, ka thënë se procesi i dhënies në shfrytëzim të pronës për gurëthyes është plotësisht në pajtim me ligjin.

“Pra Hakiu akuzohet që e paska deleguar tek nënkryetari nënshkrimin e kontratës me kompaninë Ma.Con për shfrytëzimin e pronës. E ka deleguar sepse ka qenë konflikt interesi për të nënshkruar me ne kontratë, ndërsa procedura për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, janë zhvilluar të gjitha konform ligjit. Ka zgjatur 2 vite procedurë. Është shpallë interesi publik, është shpallë ankandi publik për dhënien qira të tokës. Kemi konkurruar ne, ne kemi qenë ofertuesit me të shtrenjtë”, është shprehur ai.

Prokuroria Themelore e ka arrestuar kryetarin e Istogut dhe dy zyrtarë të tjerë javën e kaluar për disa vepra penale.

Megjithatë, siç ka mësuar Koha, krejt procedura ka nisur nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, e cila është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë.

Për tri ditë nga ky institucion nuk kanë kthyer përgjigje. Burimet i kanë thënë KOHËS se Agjencia e Pyjeve të Kosovës ka me shumë se një vit që ka iniciuar në organet e drejtësisë dyshimet se kësaj prone publike, që ishte zonë pyjore, i është ndërruar destinimi në atë fushore.

Për shqetësimet e Ministrisë së Bujqësisë, në kompaninë “Ma.Con” kanë thënë se janë në dijeni, por pretendojnë se nuk ka pasur ndërrim destinimi.

“Nuk është e vërtetë që i është ndërruar destinimi. Ju mund të shkoni tek vendi dhe ta shohin. Ne kemi shfrytëzuar 2.8 hektarë edhe pse kemi marrë në shfrytëzim 5 hekatarë, por kemi shfrytëzuar vetëm pjesën gurore”, ka thënë Ismet Rugova.

Kryetari Rugova është në masën e arrestit shtëpiak prej një muaji. Edhe dy të arrestuarve të tjerë Gjykata Themelore në Pejë nuk ua ka caktuar masën e paraburgimit.

Shqipëri3 minutes ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme1 hour ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme1 hour ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni3 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota3 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme3 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni3 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni3 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota3 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

Maqedoni3 hours ago

MPB: Mbi 130 mijë shkelje të regjistruara, shoferët me targa të huaja së shpejti do të marrin gjobat

Maqedoni4 hours ago

Rritet çmimi naftës

Maqedoni4 hours ago

Bujar Osmani: Autostrada Shkup–Bllacë nuk e ndryshoi trasenë, qytetarët meritojnë përgjigje për dy vitet e humbura

NA NDIQ NË FACEBOOK