Lajme
Halil Snopçe: Ministrat e BDI propozim ligjet në Kuvend i dorëzojnë vetëm në gjuhën maqedonase

Në debatin në emisionin ,,Click Plus” në Tv 21 në panel janë deputeti i Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa Halil Snopçe dhe deputeti dhe ish-Ministri i BDI Arbër Ademi.
Deputeti Halil Snopçe duke folur për çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në Kuvend ka thënë se gjuhën shqipe pikë së pari nuk e respektojnë ministrat e BDI-së, e pastaj edhe ata të të LSDM-së.
“Brenga jonë është se pse nuk respektohet përdorimi i gjuhës shqipe në Kuvend. Një gjë e këtillë po ndodh në mënyrë permanente, si në komisione ashtu edhe në seanca plenare. E fundit dhe më skandaloze është rasti i ndodhur ditë më parë kur propozim ligji nga Ministria e Financave me Ministër shqiptar Fatmir Besimi ka propozuar ligj vetëm në gjuhën maqedonase, d.m.th jo vetëm ministrat e LSDM-së, por edhe ministrat shqiptarë të BDI nuk e respektojnë ligjin për gjuhët. Kjo gjë që po ndodhë është një papërgjegjësi dhe përgjegjësi ligjore për mosrespektim të ligjit për përdorimin e gjuhëve”, ka thënë Snopçe.















