Kosovë
Hakimi i Twitterit të Donald Trumpit: Passwordi i presidentit ishte tepër i lehtë

Llogaria e Donald Trumpit në Twitter është raportuar javën e kaluar, pasi një hulumtues holandez e qëlloi saktë fjalëkalimin e tij e i cili ishte “maga2020!”, kanë raportuar mediat holandeze.
Victor Gevers, ekspert i sigurisë, kishte akses në mesazhet direkte të Trumpit, mund të postonte në emrin e tij dhe të ndryshonte profilin, ka raportuar gazeta De Volkskrant, përcjell Periskopi.
Geversi – që edhe më herët me sukses ishte kyçur në llogarinë e Trumpit më 2016 – fitoi akses thjesht duke e qëlluar fjalëkalimin e presidentit amerikan. Ai e provoi “maga2020!” në tentimin e pestë dhe kjo funksionoi.
Maga është shkurtorja për slloganin kryesor të fushatës së tij “Make America Great Again” (shq. Bëje Amerikën Madhështore Përsëri.”
Twitteri megjithatë e ka mohuar këtë raportim.
“Nuk kemi parë asnjë evidencë që e mbështet këtë pretendim, përfshirë edhe artikullin e publikuar në Holandë sot. Në mënyrë proaktive ne zbatojmë masa shtesë sigurie për një numër të përcaktuar njerëzish të profilit të lartë,” tha zëdhënësi i Twitterit.
Sidoqoftë, Geversi i tha gazetës se lehtësia e kyçjes në llogarinë e Trumpit ishte sepse ai nuk kishte përdorur masat bazike të sigurisë siç ishte verifikimi dy-hapësh (two-step verification).
Vetëm një ditë pasi kishte përfituar qasje në llogarinë e Trumpit, Geversi e kishte vërejtur se verifikimi dyhapësh ishte aktivizuar. Pas dy ditësh, Shërbimi Sekret e kontaktoi. Ata e falenderuarn që ai jua kishte sjellur këtë problem të sigurisë në vëmendje.
Passwordi i mëhershëm i Trumpit kishte qenë “yourefired”, një fjalë kjo që Trump e kishte bërë të famshme gjatë një spektakli televiziv./Periskopi





















