Connect with us

Kosovë

Hakerët misteriozë i dhurojnë për bamirësi një pjesë të parave të vjedhura

Publikuar

Një grup hakerësh po i dhuron paratë e vjedhura për bamirësinë në atë që po shihet si krimi kibernetik misterioz nga ekspertët e fushës.

Këta hakerë pretendojnë të kenë zhvatur miliona dollarë nga kompanitë, por thonë që tash duan “ta bëjnë botën një vend më të mirë”.

Në një postim në ‘dark web’, banda i postoi faturat që i kishte dhënë me vlerën e 10 mijë dollarëve në Bitcoin për dy bamirësi, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Njëra prej tyre, e quajtur “Fëmijët Ndërkombëtar”, tha se nuk do t’i mbajë këto para.

Ky veprim po shihet si një zhvillim shqetësues dhe i çuditshëm, si moralisht ashtu edhe legalisht.

Në një postim të bërë më 13 tetor, hakerët pretendojnë se ata targetojnë për vjedhje vetëm kompanitë e mëdha.

“Ne mendojmë që është e drejtë që një pjesë e parave që këto kompani të paguajnë të shkojnë për bamirësi.”

“Pavarësisht se sa të keqe e shihni punën tonë, ne jemi të kënaqur ta dimë se po e ndryshojmë jetën e dikujt. Sot i dërguam donacionet e para.” /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK