Connect with us

Sport

Hakan Calhanoglu kërkon kontratë 6 milionëshe nga Milan

Publikuar

Mesfushori i kombëtares së Turqisë, Calhanoglu, ka qenë një nga lojtarët kyç të Milan, që nga ardhja e Stefano Pioli.

Lojtari po afrohet me fundin e kontratës, por është gati për rinovim. Sipas raportimeve nga Italia, Hakan kërkon 6 milionë euro për sezon, për të vazhduar qëndrimin në ‘San Siro’, transmeton lajmi.net.

Agjenti i Calhanoglu do të shkojë në Milano gjatë javëve të ardhshme për të diskutuar marrëveshjen për klientin e tij.

Thuhet se shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e turkut.

Mbetet të shihet nëse Milan do të jenë të gatshëm t’i kënaqin kërkesat e lojtarit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK